Një 51 vjeçar nga Shkodra me inicialet E.P prej kohësh ishte kthyer në një shqetësim serioz për ish të dashurën e tij 41 vjeçare me inicialet E.T.
Por gjithçka ka përfunduar kur gruaja e ka denoncuar ish të dashurin në policinë e Shkodrës. Sipas policisë, E. P u arrestua menjëherë pas denoncimit të zonjës.
Njoftimi i policisë:
Më datë 11.11.2017, rreth orës 20:00, u arrestua në flagrancë shtetasi E.P, vjeç 51, banues në Shkodër, pasi ka përndjekur disa herë, shtetasen (të dashurën) E.T, vjeç 41, banuese në Shkodër.