Ndonëse kanë kaluar 11 ditë nga momenti që ai fiku celularin e humbi kontaktet me familjarët, policia e Durrësit ka sekuestruar kamerat e sigurisë së portit, për të kuptuar nëse Muça është zhdukur në traget, apo nuk ka hipur në të mbrëmjen e 2 nëntorit.
Lajmi për zhdukjen e tij u bë i ditur 3 ditë më parë kur bashkëshortja e Muçës që e priste në Itali dha alarmin. Pas këtij momenti në policinë e Durrësit denoncoi edhe vëllait të tij.
Sipas burimeve nga policia e Durrësit, në sistemin TIMS rezulton se avokati Muça ka bërë “check in” në portin e Durrësit mbrëmjen e 2 nëntorit, por nuk dihet me saktësi ku dhe si mund të jetë zhdukur.
Autoritetet shqiptare nuk e përjashtojnë mundësinë që ai të jetë zhdukur në tragetin e linjës Durrës-Bari, ashtu siç shkruajnë mediat italiane, ndërsa shtojnë se ka mundësi që edhe të mos ketë hipur fare në traget.