“S’ka rritje pagash e pensionesh,” depuetja e PD: Faktet që nxjerrin zbuluar propagandën e qeverisë

0
754

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka hedhur poshtë të gjitha pretendimet e qeverisë “Rama” për rritje pagash, pensionesh apo ndihmë ekonomike.

Në një status në Facebook, demokratja shkruan se e vetmja gjë që bën “propaganda qeveritare është të gënjejë”.

Tabaku rendit disa fakte në lidhje me buxhetin e vitit 2018 që nxjerr zbuluar sipas saj propagandën e qeverisë.

Statusi i plotë në Facebook

Nuk ka asnje RRITJE pagash, pensionesh e ndihme ekonomike!

Dëgjoj makinën e propagandes qeveritare te flasë për rritje pagash, pensionesh dhe ndihmës ekonomike për vitin e ardhshëm. Gënjejnë! Pasi mes propagandës dhe faktik është një det i madh të vërtetash që i nxjerr zbuluar.

  1. Fakti është se për vitin e ardhshëm buxheti ka rezervuar 1 mld lekë shtesë në paga, që ështe 4.5 mld lekë më pak se vi se viti sivjetshëm elektoral.
  2. Fakti është se për vitin e ardhshëm qeveria ka parashikuar 1.8 mld lekë rritje fondesh pensioni nga 2.5 mld lekë në vitin aktual. Pa llogaritur dështimin e skemës së pensionit në fshat.
  3. Fakti është se qeveria nuk ka asnjë lek shtesë për ndihmën ekonomike megjithse shqiptarët taksa progresive i ka bërë gjithnjë e më te varfër.

Kjo është e vërteta e buxhetit 2018 që nxjerr zbuluar propagandën e qeverisë. Ose kane ne plan te pergjysmojne numrin e perfituesve ose kane ne plan te zbarzin Shqiperine!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here