Takimi me Kotzias, Bushati do raportojë te komisioni i Jashtëm

0
781

 

Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko ka komentuar përpara komisionit të Jashtëm, takimin e dy kryediplomatëve atij shqiptar dhe grek, Ditmir Bushati dhe Nikos Kotzias në Kretë.

Sipas Majkos, “ky takim krijoi një klimë miqësore në raportet mes Shqipërisë dhe Greqisë“.

Ndërsa, kryetarja e komisionit të Jashtëm, Mimi Kodheli u shpreh se do thërrasë ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati për të raportuar përpara komisionit.
“Do ta thërrasim në komision Bushatin për atë takim”, tha Kodheli.

Gjatë takimit dy ditor në Kretë, Bushati dhe Kotzias diskutuan çështjet e hapura mes dy vendeve, me qëllim gjetjen e një rrugëzgjidhje të përbashkët. Dy ministrat do vijojnë takimet në Tiranë në muajt e ardhshëm. Ndër temat e shumëdiskutuara ka qenë ajo e shfuqizimit të ligjit të luftës, marrëveshja detare, çështja çame apo dhe minoriteti grek në Shqipëri.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here