Friday, June 14, 2024
Home Sport Vllaznia U-19 humb me Shkendinë

Vllaznia U-19 humb me Shkendinë

0
809

Kryeqytetasit kryesojne te vetem me 6 pike diference

Ndryshe nga 17 vjeçaret, Vllaznia U-19 e mbylli me humbje javen e katert te kategorise superiore per moshat pasi u mund nga Shkendija e Tiranes. Goli i shenuar nga Xhunga ne minuten e 67-te, vendosi gjithçka, duke bere qe kryeqytetasit te udheheqin te vetem me 6 pike diference klasifikimin. Pas ndeshjes, dy specialistët e njohur të futbollit shqiptar, Ermal Tahiri dhe Luan Pirani, drejtues në shkollën e mjeshtrisë sportive Tiranë, krahas kënaqësisë për fitoren që arriten ndaj Vllaznisë U-19, nuk ngurojnë të vlerësojnë edhe punën e mirë që bëhet me moshat në Akademinë Vllaznia.

 

Kalendari për javen e ardhshme përcakton që ekipet e Vllaznisë U-17 dhe U-19 të jenë mysafire në Lezhë ku do të ndeshen me ekipet vendase të Portos.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here