Nurja: Mungesa e gjyqtareve shkak per vonesat ne shqyrtim

Pasojat e nderrimit te qeverisjes ne zgjedhjet parlamentare te vitit 2013 vijojne edhe sot. Te pakten per gjykaten adminstrative e cila ka ne shqyrtim çeshtjet me objekt zgjidhje te konfliktit ne marredhenie pune. Pergjate viteve 2015-2016 prane kesaj gjykate ka patur rreth 940 çeshtje ku 380 prej tyre jane pranuar nga kjo gjykate, duke i dhene te drejte punemarresve.

Pjesa derrmuese e tyre jane ceshtje te mbartura ne vitet 2013-2014 atewhere kur erdhi edhe bumi i shkarkimeve ne administrate. Vonesat ne shqyrtim vijne si shkak i ngarkeses se gjyqtareve, ku nga 4 qe duhet te kete kjo gjykate, ka vetem 2 gjyqtare qe shqyrtojne keto ceshtje thote kancelarja Blerta Nurja

Ende problem mbetet ekzekutimi i ketyre vendimeve, dhe rikthimi ne vendet e tyre te punes. Proces i cili ndiqet nga permbaruesit gjyqesor. Po ashtu ende nuk dihet edhe sa eshte demi qe i kane shkaktuar buxhetit te shtetit largime te tilla flagrante nga puna.  Pritet qe kjo kosto dhe vala e punes ne kete gjykate te rritet, pasi me perfundimin e zgjedhjeve te 25 qershorit ka nisur nje vale tjeter largimesh nga puna.

LEAVE A REPLY