Ambasadori LU ne traditen Shqiptare, merr mesime per tejzgjahun…

0
985

I kushtohet mesimit te tezgjahut ne Lezhe

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Donald Lu, u pa në shoqërinë e një pjesë të personelit diplomatik të kësaj ambasade në një fshat pranë Lezhës, duke iu kushtuar mësimit të traditave lokale sikurse është tezgjahu. Në komentin e ambasadës, lidhur me fotografitë e publikuara nga ky event, nën kategorinë “Fotot e Ditës”, bëhet e ditur se:

“Ambasadori Donald Lu dhe personeli i Ambasadës mësojnë traditën e endjes në vegjë me Taze Lazrin, në një fshat pranë Lezhës. Taze dhe bashkëshorti i saj, Nikolla, ndihmojnë një sipërmarrje lokale duke thurur peceta dhe pëlhura të tjera, si dhe shporta të cilat përdoren për gjëra të ndryshme”.

Ky ndryshim kursi i ambasadorit Lu, vjen vetëm pak ditë pasi ai lëshoi parlajmërimin se në muajt e parë të 2018-es, priten që të ndëshkohen “peshqit e mëdhenj” të politikës dhe drejtësisë, të përfshirë në veprimtari të paligjshme. Tani përfaqësuesi i Donald Trump-it në kryeqytetin shqiptar u pa duke thurur pëlhurë në Lezhë, ndërkohë që para dhe pas deklaratave të tij për peshqit e mëdhenj u shkaktua një “tërmet” politik, sikurse ishte nisja e hetimit për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri për përfshirjen e tij të mundshme në trafik lëndësh narkotike dhe arrestimi i gjyqtarit të apelit Shkëlqim Miri, për korrupsion aktiv. Por çfarë po “thur” Lu kësaj here që do të ketë sërish pasoja në politikën shqiptare? Kjo mbetet për t’u parë në ditët në vijim. Ajo që mund të thuhet me sigurie, është fakti se politika dhe drejtësia Shqiptare nuk po kalojnë ditë të qeta dhe presioni i shtuar ndërkombëtar, hetimet e njëpasnjëshme, po nxjerrin në dritë skandale e dritë hije të shumta.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here