Gjatë një deklarate për mediat, ku komentoi projektbuxhetin e qeverisë për vitin 2018, kreu i PD u pyet nga gazetarët edhe për çështjen ‘Tahiri’.
Ai tha se kryeministri Edi Rama është i gatshëm të zhvishet lakuriq për të mbrojtur ish ministrin e Brendshëm.
“Edi Rama është gati të zhvishet lakuriq për t’iu shmangur pyetjes se pse e mbrojti Saimir Tahirin? Pse nuk thotë një fjalë për paratë e drogës dhe patentat e lundrimit të Tahirit të kapura. Ka dy javë që hesht për që t’i shmanget këtyre pyetjeve. Ai po bën dhe do bëjë gjithçka, por nuk do t’ia dalë”- tha Basha.