Rrjolli: Shifra e te prekurve ne rritje, ulet mosha e diabetikeve
Ndonese nuk ka nje studim te mirfillte mbi numrin e te prekurve nga diabeti ne Shkoder, ne diten nderkombetare te kesaj semundje Endokrinologia Teuta Rrjolli thote se cdo dite ajo trajton te pakten 2 raste te reja
Sipas Endokrinologes, shqetesuese mbetet ulja e moshes qe prek kjo semundje. Sot ndeshemi me shume femije obez, ku kequshqyerja, mungesa e aktiviteteve fizike, jane disa prej shkaqeve.
Pjesa me e madhe e rasteve te te prekurve nga diabeti , kane dale si shkak i kryerjes se check up-it. Prandaj edhe apeli i bluzave te bardha eshte qe mosha 40 vjec te kryeje keto kontrolle, pasi neglizhenca mund te jete pasoja. Nese nje vit me pare ne Shkoder ishin rreth 8000 persona qe vuajne nga diabeti, kjo shifer kete vit mungon. Kjo edhe per shkak se drejtoria e shendetit publik dhe promocioni, nuk zhvilluan ndonje aktivitet sensibilizues, pavaresisht numrit te larte qe prek kjo semundje.