Drogë e madhe në Itali, kapen 2.4 kg hashash,në pranga 3 shqiptarë

0
2298

 

Karabinierët kanë zhvilluar aksionin më të madh në provincën e Ravenës, ku kanë sekuestruar më shumë se dy tonë hashash e marijuanë, si dhe kanë arrestuar katër persona. Mediat italiane raportojnë se në pranga është vënë një 26-vjeçar italian, i njohur për policinë, dhe tre shqiptarë, 27, 53 dhe 21 vjeç.

Hetimet filluan nga një kontroll i territorit, i kryer gjatë natës mes të enjtes dhe të premtes, ku u ngritën dyshime për një makinë me në bord dy njerëz. karabinierët u vunë  në ndjekje të makinës, ku pas një përpjekjeje të shkurtër e kanë bllokuar mjetin, në të cilin kanë gjetur 2.4 tonë marijuanë, 62 kg hashash dhe 4 vajra hashashi.

Kapja e lëndës narkotike, e cila cilësohet si sasia më e madhe e kapur ndonjëherë në këtë zonë të Italisë, nuk ka qenë e lehtë për policinë. Këta të fundit janë përplasur me trafikantët, ku ka pasur dhe shkëmbim zjarri, por fatmirësisht pa të plagosur. Këta të fundit kanë braktisur menjëherë mjetin e tyre të mbushur me drogë, por që janë kapur nga policia, teksa po i afroheshin një karroce, me të cilën dyshohet se do të largoheshin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here