Rragami dhe Sheldia, ne njësinë administrative te Gurit te Zi, janë dy fshatrat qe i sigurojnë te ardhurat kryesisht nga duhani. Ndonëse kane pak toke, tradita e tyre për ketë kulture është e njohurit ne gjithë hapësirën shqiptare, ndërkohe qe ballafaqohen vazhdimisht me veshtiresite e shitjes, pasi nuk u lejohet ta shesin ne mjediset e tregut te hapur.Fermeret e këtyre fshatrave kujtojnë se edhe pse njihet prej vitesh shqetësimi i tyre, nuk është bere asnjë përpjekje për ti dhënë zgjidhje:

Kryetari i Fshatit Rragam, Shefqet Muçaj, kujton se qindra familje ne këtë zone, tradicionalisht me duhanin e kane siguruar jetesën, ndaj shteti duhet ti ndihmoje fermerët dhe jo te zgjedhi rrugën e arrestimeve me polici:

Ditën e hënë dy fermerë nga Guri i Zi u arrestuan ne Lezhe nga policia, pasi u kapen me 1500 kg duhan. Ky nuk është rasti i pare qe ndalohen fermerë te duhanit, sepse kapen duke tregtuar duhan, ndërkohë qe qeveritë gjithnjë kane premtuar ngritjen e pikave te grumbullimit për duhanin, por ne terrenin konkret asgjë nuk ka ndryshuar.

LEAVE A REPLY