GJIKNURI PREZANTON DREJTORIN E RI EKZEKUTIV TË AUTORITETIT TË AVIACIONIT CIVIL

0
1132

 

Ministri i Energjitikës dhe Infrastrukturës, Damian Gjiknuri prezanton drejtorin e ri Ekzekutiv të Autoritetit të Aviacionit Civil, Krislen Keri.

Sipas Gjiknurit, siguria aeroportuale është një prioritet absolut ndaj toleranca duhet të jetë 0.

“Gjatë prezantimit të Drejtorit të ri Ekzekutiv të Autoritetit të Aviacionit Civil Krislen Keri. Theksova se siguria aeroportuale është një prioritet absolut ndaj toleranca duhet të jetë 0. Një tjetër prioritet mbrojtja e interesave të pasagjerëve shqiptar në përballjen me kompanitë ajrore. Aviacioni Civil duhet të jetë avokat i gjithësecilit që abuzohet nga kompanitë duke i vonuar, anuluar apo mos lejuar të hipin në bord. Me rëndësi edhe fillimi i operimit dhe ndërtimit të infrastrukturës aeroportuale shtesë në vend ashtu sikurse reforma e burimeve njerëzore”, thekson ministri.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here