Prokuroria e Krimeve të Rënda çon për gjykim dosjen ndaj shtatë të arrestuarve për gjobëvënie ndaj tregtarëve në Shkodër.

Të pandehurit vinin gjoba 1000 deri në 3000 lekë tregtarëve për t’i ruajtur dyqanet në tregun e Shkodrës. Report Tv siguron kërkesën e Prokurorisë për gjykimin e grupit të gjobëvënësve mes tyre dhe Muhamet Lici i konsideruar kreu i grupit. Grupi i gjobëvënësve përbëhej nga shtatë persona, Muhamet Lici, Abedin Bajraktari, Denis Skutina, G.S., Besmir Domnori, Gëzim Vajushi dhe Fatmir Dibra. kerkesa muhamet lici prokuroria krimet e renda

kerkesa muhamet lici prokuroria krimet e renda
(Kërkesa e Prokurorisë për grupin e gjobëvënësve)

Ndërkohë, për dy të dyshuar të tjerë u pushuan hetimet dhe janë liruar nga të gjitha akuzat. Policia e Shkodrës arrestoi nëntë persona të dyshuar si gjobëvënës ndaj tregtarëve dhe bizneseve të Shkodrës.

Shtatë të arrestuarit për gjobëvënie:

Muhamet Lici

Abedin Bajraktari

Denis Skutina

G.S.,

Besmir Domnori

Gëzim Vajushi

Fatmir Dibra

LEAVE A REPLY