Ish futbollisti i Vllaznisë premton shumë për të ardhmen
Dy ditë më parë, në përballjen e Vllaznia-Shkëndija e Tiranës për U-19, takim ky i luajtur në stadiumin “Reshit Rusi” të Shkodrës, ekipi mik fitoj me rezultatin 0 me 1. Një fitore që krahas të tjerëve, meritë ka edhe kapiteni i kësaj skuadre, Enis Çokaj, 18 vjeçari nga Kopliku i Malësisë së Madhe që përpara se shkonte me studime në shkollën e mjeshtrisë sportive “Loro Boriçi” në Tiranë duke u bërë pjesë e ekipit Shkëndija, ka qënë pjesë e Vllaznisë në ekipin e drejtuar nga trajneri Gjon Kola, ndërkohë që më pas ka luajtur edhe për Akademinë AAS.
Për Enisin, fitorja e kësaj ndeshjeje si mbajtës i shiritit të kapitenit të Shkëndisë së Tiranes bëhet edhe më emocionuese kur në tribunën e stadiumit ishte e pranishme familja e tij. Krahas kontributit si kapiten i Shkëndisë, djaloshi nga Kopliku është pjesë edhe e kombëtares së Shqipërisë U-19 më ëndrra dhe objektiva për te ecur edhe më lart në karrieren sportive.