Albert Camus
Qëllimi i një shkrimtari është të mos ta lejojë civilizimin të shkatërrojë veten.

Friederich Nietzsche
Një shkrimtar i mirë zotëron jo vetëm shpirtin e tij, por edhe shpirtrat e miqve të tij.

W. Somerset Maugham
Ka tre rregulla për të shkruar një roman. Për fat të keq askush nuk i di.

Natthaniel Hawthorne
Leximi i lehtë është i shkruar i vështirë.

G. K. Chesterton
Një roman i mirë na rrëfen të vërtetën në lidhje me personazhin e tij, ndërsa një roman i keq na rrëfen të vërtetën mbi autorin e tij.
Charles Bukowski
Shkrimtarët e mëdhenj janë njerëz të padenjë. Ata jetojnë padrejtësisht, duke e kursyer për letrat pjesën e tyre më të mirë. Njerëzit e mirë shpëtojnë botën, kështu ata bastardët si puna ime mund të vazhdojnë të shkruajne dhe të bëhen të pavdekshëm. Nëse ti e lexon këtë pasi kam vdekur, do të thotë që ia kam arritur.

Jane Austin
Për sa më përket mua, nëse libri është shkruar mirë, më duket gjithmonë shumë i shkurtër.

Mark Twain
Zëvendëso me “dreqin” çdo herë që të vjen të shkruash “shume”. Redaktori yt do ta fshijë dhe të shkruarit do të mbetet ashtu siç duhet.

Maya Angelou
Nuk ka agoni më të madhe se të mbash brenda vetes një histori të patreguar.

Harper Lee
Të shkruarit është një veteksplorim i pafund i shkrimtarit. Një eksorcizëm, jo domosdoshmërisht i demonëve të tij, por i pakënaqësisë së tij hyjnore

Franz Kafka
Unë shkruaj ndryshe nga ç’flas, unë flas ndryshe nga ç’mendoj, unë mendoj ndryshe nga ç’duhet të mendoj, kështu që e gjitha vazhdon edhe më, në zemër të errësirës.

Robert Frost
Nëse nuk ka lot te shkrimtari, nuk do të ketë lot as te lexuesi. Nëse nuk ka befasi te shkrimtari, nuk do të ketë befasi as tek lexuesi.

Neil Gaiman
Nesër mund të jetë një ditë ferri, por sot ishte një ditë e mirë për të shkruar, dhe në ditët e të shkruarit të mirë, asgjë tjetër nuk ka rëndësi.

Frank Herbert
Nuk ka finale të vërteta. Ёshtë vetëm një vend ku ti ndalon rrëfimin.

Ray Bradbury
Duhet të jesh i dehur ndërsa je duke shkruar, kështu realiteti nuk do të mundë të të shkatërrojë.

Thomas Mann
Shkrimtar është ai, të cilit të shkruarit i duket më i vështirë se ç’është për njerëzit e tjerë.

Sylvia Plath
Më lër të jetoj, të dua dhe t’i them siç duhet në fjali të mira.

LEAVE A REPLY