Në vijim të operacionit “VILUNI BEACH, ndalohet një tjetër shtetas i shpallur në kërkim:
Gjovalin Ndoj, 30 vjeç, banues në Lezhë.

Ndalimi i shtetasit të lartëpërmendur u bë pasi më datë 11.11.2017 është bërë shpallja në kërkim e tij si bashkëpunëtor i shtetasve të arrestuar po me këtë datë ku u sekuestruan 1502 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa.

Materialet do i referohen Prokurorisë për Krimet e Rënda Tiranë, për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike e kryer në bashkëpunim, mbetur në tentative”, parashikuar nga neni 283/a 25 dhe 22 të Kodit Penal.

LEAVE A REPLY