Thursday, April 18, 2024
Home Politikë PASTRIMI I PARAVE PËRMES BANKAVE, RAMA: ME KËTË PROGRAM S’DO KETË MË...

PASTRIMI I PARAVE PËRMES BANKAVE, RAMA: ME KËTË PROGRAM S’DO KETË MË ASNJË SHANS  

0
831

 

Kryeministri Edi Rama foli sot për pastrimin e parave të siguruar nga aktivitetet e paligjshme dhe të pastruara më pas përmes sistemit të bankave.

Gjatë një konference të mbajtur lidhur me rritjen ekonomike për vitin 2018, Rama paralajmëroi se me programin e ri të dizenjuar së fundmi s’do të ketë më asnjë mundësi për pastrim parashë përmes bankave në vendin tonë.

“Nëse ka një program ku nuk mund të diskutohet pastërtia e burimit të ardhurave është ky progam i dizenjuar për të qenë i tillë falë bashkëpunimit të kompanive me bankat. Në luftën kundër pastrimit të parave vendi është me të gjitha standarte të BE, s’ka asnjë shans që të mund të pastrohen para me sistemin banker. Bankat janë të ftuara në këtë proces, ku ne presim një zhvillim të rëndësishëm në aspektin e rritjes ekonomike dhe punësimit, por edhe fuqizimit të integtrimit social të vendit”, u shpreh kryeministri, i cili poli edhe për sistemin e reformës në Drejtësi.

“Sot vettingu ka nisur duke celur një dritare më tepër optimiste sa i takon raportit të bankave me sistemin gjyqësor, raport shumë problematik prej shfaqjeve brutale në raport me ligjin dhe në dëm të sistemit për të favorizuar subjekte për të cilat bankat ligjërisht kanë kërkuar masa për shkelje flagrante të raportit me to”, u shpreh Rama, duke mbyllur fjalën e tij me batutën: Lum si ju që keni Bankën e Shqipërisë”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here