I dergojne te afermin ne shtepi, pas konfliktit me gruan

Ndodh edhe kështu me gjykatat Shqiptare. Pasi lëshojnë urdhër mbrojtje për njërin nga bashkëshortët e dhunuar, tjetrin e dërgojnë te strehohet tek të afërmit, duke i futur në shtëpinë e tyre pa i pyetur. Ky është rasti i shtetasit Gjovalin Troja, të cilit gjykata e Shkodres i ka dërguar punonjësin e policisë së zonës, sëbashku me të afërmin e tij të largët në derën e shtëpisë, duke i kërkuar venien në dispozicion të një dhome për akomodimin e tij, pasi  ai nuk mund të jetojë më në një banese me bashkëshorten. I shokuar nga ky vendim që mban firmën e gjyqtares Ermira Dedja, shtetasi Troja thotë se do ta ndjek çeshtjen deri në ministri të drejtësisë.

Në ditën kur është dhënë vendimi ai nuk ka qënë në sallë dhe në të njëjtën kohë nuk ka dhënë autorizim për një veprim të tillë të gjykatës. Troja shton se i afërmi tij Pjeter Ulndreaj ka vellezer, e njerez të tjerë të afërt përpara tij që të strehohet.

Për këtë vendim të datës 12 nëntor të këtij viti, ne kërkuam një prononcim nga gjyqtarja e gjykatës së shkallës së parë Shkoder, Ermira Dedja, por ajo refuzoi të flasë. Nuk është hera e parë që sistemi i drejtësisë bëhet protagonist i të tilla vendimeve sa absurde, aq edhe qesharake në të njëjtën kohë.

LEAVE A REPLY