Familjarët e kryebashkiakëve  në poste shtetërore   

0
1184

 

Familjarët e krerëve të disa bashkive rezultojnë të punësuar në poste dhe pozicione të rëndësishme të administratës publike. Shqiptarja.com, zbulon emrat e bashkëshorteve dhe fëmijëve të kryebashkiakëve, të punësuar në administratën publike, shpeshherë edhe në konflikt interesi, për shkak të punësimit në organe në varësi të njësive vendore. Familjarët e pushtetarëve vendorë preferojnë drejtimin e kopshteve, punë në ujësjellësa, biblioteka, në Bankën e Shqipërisë, QKZ, Albpetrol, drejtoritë arsimore etj. Filloreta Topçiu, bashkëshortja e kryebashkiakut të Maliqit, Gëzim Topçiu, është drejtore kopshti po në Maliq. Kopshti është në varësi të bashkisë. Bashkëshortja e kryetarit të Bashkisë së Belshit Arif Tafani, zonja Eli Tafani, është drejtoreshë e Kopshtit Nr. 1, Elbasan.

Ndërkaq, Sonila Sinaj, bashkëshortja e kryetarit të Bashkisë së Beratit, Petrit Sinaj, punon pranë Bankës së Shqipërisë. Në këtë të fundit janë punësuar edhe familjarë ministrash, ish-ministrash, deputetësh, gjyqtarësh, prokurorësh etj. Ndërsa bashkëshorti i kryetares së Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi, Fran Mjeda, punon në KESH. Bashkëshortja e kryetarit të Bashkisë së Fierit Armando Subashi, zonja Irena Subashi, deri në vitin 2015 punonte po në Bashkinë e Fierit.

Më vonë zonja është punësuar pranë Drejtorisë Arsimore Rajonale Fier. Kryetari i Bashkisë së Çorovodës Nesim Spahiu ka punësuar gruan, vajzën dhe djalin në sektorin shtetëror. Bashkëshortja e tij Valentina Spahiu, punon në Ujësjellës-Kanalizime të Skrapari, djali Klajdi Spahiu punon pranë Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore dhe vajza Brisilda Celibashi punon pranë AlbControl sha. Ndërkaq, edhe kryetari demokrat i Bashkisë së Matit, Nezir Rizvani, është kujdesuar fillimisht për të punësuar familjarët e tij. Bashkëshortja e tij, Vjollca Rizvani, së fundmi rezulton e punonjësja në Bibliotekën Publike Burrel.

Sotiraq Filo
Frosela Filo, bashkëshortja e kryetarit të Bashkisë së Korçës, Sotiraq Filo, rezulton e punësuar në Ujësjellës-Kanalizime, Korçë. Vajza e kryetarit të Bashkisë së Vau të Dejës Zef Hila, Jozefina Hila, është Këshilltare e Presidentit të Republikës së Shqipërisë, ndërsa bashkëshortja Domenika Hila, punon tek Qendra Shëndetësore Bushat. Ingrita Balili, bashkëshortja e kreut të Bashkisë së Delvinës Rigels Balili, punon si përgjegjëse finance në Drejtorinë e Shëndetit publik Delvinë. Bashkëshorti i kryetares së Bashkisë së Patosit Rajmonda Balilaj, Mersin Balilaj, punonjës në kompaninë Albpetrol, ndërsa vajza Ersiana e kryetares së Bashkisë Gramsh Luljeta Dollani, punon si specialiste IT në Agjencinë Kombëtare të Burimeve Natyrore.

Emrat e familjarëve të kryebashkiakëve në administratë

Gëzim Topçiu, kryebashkiak i Maliqit, bashkëshortja, Filloreta Topçiu, drejtore Kopshti në Maliq.
Arif Tafani, kryebashkiak i Belshit, bashkëshortja, Eli Tafani, drejtoreshë e Kopshtit Nr. 1, Elbasan.
Petrit Sinaj, kryebashkiak i Beratit, bashkëshortja, Sonila Sinaj, punonjëse e Bankës së Shqipërisë.
Voltana Ademi, kryetare e Bashkisë së Shkodrës, Bashkëshorti, Fran Mjeda, punon në KESH.
Nesim Spahiu, kryebashkiak i Çorovodës, bashkëshortja, Valentina Spahiu, punonjëse e Ujësjellës-Kanalizime sh.a. Skrapar. Djali Klajdi Spahiu, punon pranë Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore. Vajza, Brisilda Celibashi, punon pranë AlbControl sha.
Nezir Rizvani, kryebashkiak i Matit, bashkëshortja, Vjollca Rizvani, punonjëse në Bibliotekën Publike Burrel.
Armando Subashi, kryebashkiak i Fierit, bashkëshortja Irena Subashi punonjëse pranë Bashkisë Fier deri në vitin 2015, më vonë pranë Drejtorisë Arsimore Rajonale Fier.
Rigels Balili, kryebashkiak i Delvinës, bashkëshortja, Ingrita Balili, përgjegjëse finance në Drejtorinë e Shëndetit publik Delvinë.
Sotiraq Filo, kryebashkiak i Korçës, bashkëshortja, Frosela Filo, e punësuar në Ujësjellës-Kanalizime, Korçë.
Zamira Rami, kryetare e Bashkisë Gjirokastër, bashkëshorti, mjek ekspertize pranë Drejtoria Rajonale e Sigurimeve Shoqërore.
Zef Hila, kryetar i Bashkisë së Vau i Dejës, vajza, Jozefina Hila, Këshilltare e Presidentit të Republikës së Shqipërisë. Bashkëshortja, Domenika Hila, punon tek Qendra Shëndetësore Bushat.
Arben Malo, kryebashkiak i Kolonjës, bashkëshortja gjyqtare pranë Gjykatës së Apelit, Korçë.
Adem Lala, kryebashkiak i Hasit, bashkëshortja punon në arsim.
Adriatik Zotkaj, kryebashkiak i Poliçanit, bashkëshortja, Mirela Zotkaj, mësuese në shkollën 9-vjeçare “70-vjetori i Pavarësisë”, djali, Maliq Zotkaj, jurist.
Ahilea Deçka, kryebashkiak i Dropullit, bashkëshortja Eli Decka mësuese.
Bashkim Shehu, kryebashkiak i Kukësit, bashkëshortja Fjoralba Shehu pedagoge në Fakultetin e Ekonomisë.
Dritan Leli, kryebashkiak i Vlorës, bashkëshortja, Suela Leli mjeke në Spitalin Obstetrik Gjinekologjik Mbretëresha Geraldinë.
Durim Rroshi, kryebashkiak i Memaliajt, bashkëshortja, Brunilda Rroshi, mjeke familje pranë Qendrës Shëndetësore Tepelenë.
Fran Frrokaj, kryebashkiak i Lezhës, bashkëshortja mësuese pranë shkollës 9-vjeçare, Rrilë, Lezhë.
Fredi Kokoneshi, kryebashkiak i Divjakës, bashkëshortja Erjona Kokoneshi, mësuese në gjimnazin “Miti Zoj Zaka” në Divjakë dhe aktivitet privat, prodhim pije alkoolike.
Leonidha Hristo, kryebashkiak i Finiqit, bashkëshortja, Znj. Mila Hristo, punon si specialiste pranë QKR, 537 804 lekë.
Luiza Mandi, kryetare e Bashkisë së Libohovës, vajza Elektra, punon Qendrën Shëndetësore Libohovë, 373 793 lekë.
Luljeta Dollani, kryetare e Bashkisë Gramsh, vajza, Ersiana, specialiste IT në Agjencinë Kombëtare të Burimeve Natyrore. Bashkëshorti z. Adriatik Ibrahimi, mësues në gjimnazin “Sh. Guzi”.
Melaim Damzi, kryebashkiak i Bulqizës, bashkëshortja Alma Damzi, mjeke- kirurge.
Rajmonda Balilaj, kryebashkiake e Patosit, bashkëshorti, Z. Mersin Balilaj, punonjës i kompanisë Albpetrol sha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here