Kolonel Bardhyl Nuredinaj pas dy ditësh do të marrë detyrën e shefit të inteligjencës dhe të sigurisë së mbrojtjes AISM.

Vendimi është firmosur nga ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka para një jave. Bardhyl Nuredinaj më parë ka mbajtur detyrën e komandantit në Qendrën e Personel Rekrutimit të Forcave të Armatosura.

E ndërsa kreun e shërbimit të inteligjencës së ushtrisë e emëron ministrja, mbetet për t’u parë nëse Presidenti Meta do të dekretojë kreun e Shërbimit Informativ Shtetëror, Helidon Bendo.

Helidon Bendo është propozuar në krye të SHISH-it nga kryeministri Edi Rama pas dorëheqjes së Visho Ajazi Likës. Bendo ende nuk është dekretuar nga Meta, ndërsa Visho Ajazi është propozuar nga Rama ambasador i Shqipërisë në NATO.

LEAVE A REPLY