Xhafaj flet për krimin: Buxheti më i lartë në 10 vitet e fundit për rendin e sigurinë

0
700

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka folur për krimin gjatë konferencës që është mbajtur në Akademinë e Policisë.

“Kjo konferencë ndihmon për të përmbyllur detyrën. Plani i veprimit dhe operacioni forca e ligjit dëshmon vullnetin e qeverise në luftën pa kompromis dhe ndëshkimit të krimit. Ky është buxheti më i lartë në 10 vitet e fundit për rendin dhe sigurinë nga ana e qeverisë, me një rritje prej 70%. Organi hetimor duhet të mbështetet me të dhëna shkencore. Punonjësit e policisë duhet ta mësojnë në Akademinë Policisë ABC e punës. Mbeten kritke procedurat hetimore dhe rregullat e asgjësimit të tyre sipas ligjit. Uroj që kjo konferencë t’i shërbejë gjetjes së alternativave të mundshme për problematikat. Reformimi i Akademisë së Sigurisë dhe rritja e cilësisë së programeve përbejnë prioritete e veçanta për Ministrinë e Brendshme. Ne do punojmë fort për të parë më shumë profesionistë të zotë dhe mësimdhënës të denjë si garanci për të pajisur studentë dhe punonjës më të aftë”- tha Xhafaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here