Ademi: kemi zhvilluar tryeza me artistet

0
791

Vata: Bashkia me dy standarte, te ardhurit me dieta, ne pa ngrohje

Kryebashkiakja Voltana Ademi, eshte munduar qe te jete ironike, e mbi te gjitha te kamufloje cdo prononcim te dhene nga artistet e Shkodres, mbi ate se cfare po ndodh me artin ne qytetin   qe ajo drejton. As me mjeshterin Gjon Shllaku dhe as me titullarin e shkolles se muzikes nuk kam asgje tha Ademi ne reagimin e saj, pas perfundimit te festivalit lulebore. Ndersa mohoj qe te jete e mbyllur per artistet, pasi sipas saj tryezat e rrumbullaketa me artistet jane zhvilluar

Por pas Artisteve te medhenj, akuzat nuk kane munguar as nga te rinjte e talentuar. Klodiana Vata ne emisjonin “Start” ne tv 1 channel, tha se artistet Shkodrane nuk vleresohen aspak. Nese per artistet e ardhur nga Tirana ka patur dieta dhe ushqim, per ne nuk kishte as ngrohje ne teater  tha Klodiana Vata

Si asnjehere me pare festivali “Lulebore” kete edicion eshte shoqeruar me akuza te renda ndaj Bashkise Shkoder. Akuza qe nisin qe nga drejtimi i festivalit, perjashtimi i artisteve te medhenj., kushtet per artistet si dhe te drejtat e filmimit ndaj “Lulebores”. Por kjo nuk e ka penguar Ademin qe te vijoje ta quaje sukses absolut festivalin e krijuar nga vete ajo.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here