Friday, April 19, 2024
Home Politikë Deputeti i LSI: Asnjë spital i ri në 4 vite, kazani i...

Deputeti i LSI: Asnjë spital i ri në 4 vite, kazani i kryeministrit ka vetëm llogje  

0
701

Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, ka reaguar ndaj projekt-buxhetit të qeverisë Rama për vitin 2018. Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ai thotë se edhe në 4 vitet e kaluara të qeverisjes, Rama nuk ka bërë investime për një spital të ri.

Vasili shkruan se “Rama paguan 86 milionë euro në vit për koncesionet, aq sa duhen për të bërë 2 spitale të reja moderne”.

POSTIMI I PLOTE

Fakti – s’ka asnjë spital të ri në këto katër vjet, ndërsa kazani i kryeministrit – ka vetëm llogje.

Asnjë spital i ri nuk është ndërtuar në Shqipëri këto katër vjet.
Ky është fakt jo kazan.
Shkoni pyesni qytetarët nëse kanë parë gjëkundi ndonjë të tillë.
S’KA ASNJE SPITAL TE RI ka vetëm llogje të kazanit të kryeministrit.
86 milionë euro paguan në vit për koncesionet, aq sa duhen për të bërë 2 spitale të reja moderne.
Këto janë faktet se kazanin e llogjeve e ka marrë me koncesion kryellafazani.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here