Jurgen Klopp përfundon në spital, ende mister arsyet

0
825

Jurgen Klopp, trajneri i Liverpool ka lënë stërvitjen dhe ka përfunduar në spital. Sipas mediave britanike, ai është kontrolluar nga mjekët dhe sipas lajmeve të fundit edhe pse jo zyrtarisht, ai është dërguar në shtëpi në orët e vona të së mërkurës pas një kontrolli të gjatë dhe të hollësishëm nga mjekët.

“Mjekët kontrolluan gjermanin Klopp, i cili nuk kishte planifikuar të qëndronte në spital, por në ditët e ardhshme do të duhet të kryejë edhe disa kontrolle shtesë. Klubi ka kërkuar që të respektohet privatësia e Jurgen Klopp, familjes së tij si dhe vizitat e tjera të pacientëve gjatë kohës së vizitave” është thënë në raportin zyrtar të klubit të Liverpool.

Gjatë ditës Liverpool është stërvitur me përbërjen e plotë pasi të gjithë futbollistët janë rikthyer nga përfaqësueset e tyre. Të shtunën Liverpool luan në Anfield Roud ndaj Southampton.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here