Salla e Kuvendit ka shpërthyer në të qeshura kur ish-ministri Ilir Beqja ka marrë fjalën për të replekuar me Lulzim Bashën duke iu drejtuar me fjalët: Çoje kokën Lulzim!
“Lulzim çoje kokën (demokratët dhe vetë Basha shpërthejnë në të qeshura), ti je ai farë burri që çon në gjykatë avokatin që thotë Lulzimi foli politikisht e politikisht mund të thotë ca të dojë, me ty nuk mund të merresh seriozisht.
Sot kuptoj pse e gjetëm aq keq shëndetësinë në vitin 2013.
Këtë check up e kanë bërë profesorët më të mirë të Shqipërisë. Ej, unë s’jam mjek por e di që në gjimnaz që check upi nuk është diagnozë, komunikon risk, a jeni në vete a po jo? Do flas shumë më tepër kur të më vijë radha por ju mbani përgjegjësi shtetërore”, i tha Beqja Bashës.