Meta pret zv.Presidenten bullgare: Shpresë për çeljen e negociatave

0
720

 

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka zhvilluar një takim ditën e djeshme me Zëvendës Presidenten e Republikës së Bullgarisë, Iliana Iotova.

Presidenti Meta përshëndeti vizitën e zonjës Iotova në Shqipëri dhe, duke vlerësuar marrëdhëniet shumë të mira tradicionale dhe historike, shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Bullgarisë për procesin e integrimit evropian të Shqipërisë dhe vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor.

Prononcimi i plotë:

Në radhë të parë, është kënaqësi që u takova me Zëvëndëspresidenten e Bullgarisë, sepse Bullgaria përfaqëson një vend mik tradicional historik të provuar në disa kohëra. Dhe natyrisht që jemi shumë të gëzuar që Bullgaria do marrë Presidencën e Bashkimit Evropian.

Kjo është mjaft pozitive për Shqipërinë dhe për Ballkanin në përgjithësi, sepse Bullgaria është një vend anëtar i Bashkimit Evropian prej kohësh, por është edhe një vend që e njeh Ballkanin dhe i ka parë eksperiencat tona në të kaluarën.

Besojmë që Bullgaria gjatë presidencës së saj të Bashkimin Evropian do të bëjë më të mirën për të promovuar axhendën evropiane të vendeve tona.

Parlamenti shqiptar tashmë ka miratuar legjislacion të ri lidhur me pakicat, ku gjejnë reflektim edhe disa nga shqetësimet e ngritura në të kaluarën nga autoritetet e Bullgarisë.

Është një legjislacion që tregon për vullnetin e Shqipërisë për të qenë një vend i hapur, një vend tolerant, një vend evropian. Edhe shpresojmë që është një hap pozitiv përpara në këtë drejtim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here