Ministri Ahmetaj: Ka rritje të punësimit dhe të ardhurave për banorë

0
1454

Ministri i Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj tha se opozita po dëmton imazhin e vendit me akuzat e saj. Në seancën e sotme, Ahmetaj tha se ka rritje të punësimit dhe të Prodhimit të Brendshëm Bruto për banorë në lekë duke sjellë edhe shifra.

 

 

Ai po kështu deklaroi se numri i vendeve të punës është rritur me mbi 200 mijë dhe se gjysma e punësimit ka ndodhur këto 4 vjet. Ndaj ai i kërkoi kolegëve të opozitës të fokusohen në debatin për ekonominë dhe të analizojnë këto të dhëna.

“Imazhi i vendit nuk furnizohet duke folur këtu droga, kanabisi, krimi. Sot deficitet e moderuara fiskale do të sjellin rënien e borxhit publik. A është problem borxhi publik në Shqipëri? Nëse debatojmë se është problem apo jo, jemi qorra. Sa taksa mbledhim hajde ta bëjmë debat. Patjetër do krahasohemi jo me krenari politike por përgjegjshmëri politike. 25.6 apo 28.1? Për më tej kam sjellë një statistikë ku besoj duhet ta përdorim si platformë kur debatojmë. Shqipëria vazhdon të jetë vend i varfër, ama në perspektivë kjo është salla ku debatohet. Unë kam marrë PBB për banor në lekë. Nga viti 2013 deri në vitin 2017 është rritur 22.7%. Me shifra, mund t’i provokoni dhe sfidoni, shifrat janë atje. Po të vazhdojmë… të ardhurat e disponueshme kombëtare bruto është rritur 21.1%. Një atje mund të thoshte mos është ulur popullsia në Shqipëri. Por unë i mora bruto për banor. Kur flet për punësimin kemi një problem serioz për raportin midis pensionistëve dhe punësimit, jemi gati 1 me 1. A është i shëndetshëm ky raport, jo është shumë larg. Por nëse sjell një perspektivë se jemi rritur me gati 200 mijë vende pune? Gati gjysma e punësimit ka ndodhur këto 4 vjet. Ku? Kanabis? Jo majtas e djathtas, vetëm në sektorin e shërbimit kemi rritje. Janë të gjitha me rritje. Kjo është një analizë që ja vlen të bëhet”, deklaroi Ahmetaj.

Ndër të tjera, ministri Arben Ahmetaj tha se ka rritje të vendeve të punës dhe të kontributeve shoqërore.

“Vetëm në sektorin e shërbimeve ka 30% rritje të vendeve të punës në 3 vite. Por nëse merr të gjitha sektorët e tjerë ka rritje. Kemi nevojë për industrializim të lehtë të vendit. Asnjë se mendon se buxheti mund të ndërtojë uzina dhe fabrika. Gjithë politika jonë është që të kalojmë nga biznesi fason në cikle të mbyllura që është gama e zgjeruar e eksportit. Në fund, kur unë përmenda vendet e punës një koleg i djathtë tha se janë shtuar vendet e punës, por nuk janë shtuar kontributet shoqërore. Unë ju them se janë shtuar me 49% kontributet shoqërore. Unë jam gati t’i kaloj një nga një shifrat për të përputhur punësimet me kontributet që paguhen nga punëdhënësit dhe punëmarrësit. Do doja tju sjellja dhe një shifër tjetër dhe hajde ta diskutojmë. Çfarë shifre kam sjellë për kursimet? Kurimet private janë rritur në 12.9%. Investimet janë rritur nga 26,1 në 2013, në 28,1 %. Do ketë paketë fiskale për turizmin. Mbetem në gatishmëri dhe për vërtetësinë e shifrave”- tha Ahmetaj.