Obotin nuk e shpetojne kanalet nga përmbytja

0
1041

Banoret: Kemi shprese vetem kur te fillojne sistemi i lumit Buna

Buna nen Obot rrjedhe e qete, ndonëse reshjet e shiut kane filluar ! Oboti eshte zona e pare qe permbytet ne rajonin Shkoder – Lezhe, dhe kjo ndodhe sapo ngrihen Drini dhe Buna me shkarkimet nga Hidrocentrali i Vau Dejes. Bashkia Shkoder eshte përpjekur te pastroje kolektoret, por vetem pjesërisht. Githashtu edhe ne disa nyje ata jane te zene, gje qe pengon evadimin e ujerave. Banoret e Obotit edhe kaq pune sa eshte bere, nuk e quajne te kote, por sa i perket mënjanimit te përmbytjeve keto kanale nuk do te kene ndonje efekt te ndjeshem. Ata theksojne se mbrojtja e kësaj zone fillon nga sistemimi i Lumit Buna, me qellim qe te mund te evadoje prurjet e shumta ujore qe shkarkohen nga hidrocentralet. Me Bunen ka me shume se 30 vite qe nuk eshte marre njeri, përkundrazi jane bere ndërhyrje private qe e kane zene shtratin e saj apo deformuar brigjet:

Ne vitet 2010, 2011, 2013 lartesia e ujit ne Obot  i kaloi 2 metra ! Pati deme te shumta materiale te  shtëpive te kësaj zone, per te cilat edhe sot pas 7 vitesh nuk eshte mbyllur demshperblimi. Banoret pohojne se kjo nuk zgjidhet me demshperblime, por me nje projekt te mirefillte nga Bashkia Shkoder per pastrimin e gjithe kanaleve e mirëmbajtjen e tyre, dhe nga ana tjeter saktësimin me ligj per KESHI-in, qe te pergjigjet financiarisht sa here shkakton përmbytje me shkarkimet nga hidrocentralet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here