Paralajmërimi i fortë i Bashës për Ramën: Treni po të afrohet, jepi fund agonisë tënde me skemën e PPP-ve

0
768

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ka bërë thirrje sërish kryeministrit Rama, që t’i hapë rrugë zgjidhjes politike dhe krijimit të një qeverie anti-mafia.

Duke folur, në përgjigje të deklaratave të kreut të qeverisë në Kuvend, Basha tha se “në rast se Rama nuk pranojë një zgjidhje politike, s’do ketë mëshirë për të”.

“Thelbi i çështjes është se ti nuk ke dështuar me luftën kundër drogës dhe krimit, por je arsyeja pse krimi u fut në këtë sallë. Ti këtë nuk e fsheh dot. Nuk ia fsheh dot asnjë shqiptari, as medias, as grupit tënd parlamentar. Ty nuk të llogarit më njeri për kryeministër. Ti je një qeveri e rënë dhe një kryeministër i rënë. Po ta kujtoj se ne jemi partia që futëm Shqipërinë në NATO, kur t’i protestoje. Ne jemi partia që hoqëm vizat, që ti po rrezikon t’i kthesh. Ne synojmë kurimin e trupit të sëmurë nga kanceri i krimi dhe drogës që ti solle në pushtet. Milionat e drogës nuk i fshehin më trafikantët, që i ke bërë edhe biznesmenë edhe politikanë.

Shenjat e gishtërinjve i ke lënë kudo, ndaj mendohu mirë kur të citosh para publikut misionet e atyre që kanë ardhur për të shpëtuar Shqipërinë. Rrota do të të zërë ty. Koha ime sapo ka filluar Edi Rama, e jotja ka marrë fund. Sa më parë të kuptosh, aq më mirë për ty.

Paniku të lexohet në fytyrë dhe në çdo fjalë, përgjegjësia ime është që të të japim një rrugëzgjidhje politike. Treni po të afrohet. Jepi fund agonisë tënde. Është garanci që mos kemi një buxhet të pastrimit të parave me një skemë PPP, pastrim i parave të pista. Njëherë në jetën tënde bëhu pjesë e zgjidhjes, jo e problemit”, u shpreh Basha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here