Sezoni i dimrit ka mbërritur dhe të gjithë shoferët e automjeteve duhet të qarkullojnë nëpër rrugët e vendit të pajisur me të gjitha mjetet e domosdoshme për këtë stinë.
Për këtë, policia ka nisur një aksion për kontrollin e mjeteve dhe duke nisur nga dita e sotme, (16 nëntor) nëse nuk u gjenden këto mjete, të gjithë shoferët do të dënohen me masa të rrepta administrative.
“Një pjesë jo e madhe nuk e dinë se sot ka filluar sezoni dimëror. Por, ne kemi marrë një aksion edhe sot, edhe ditëve paraprake, për informim të qytetarëve, dhe të vetëdijesimit të tyre se prej të 15-tit fillon sezoni dimëror, dhe mjetet e tyre duhet të jenë të pajisura me pajisje dimërore, në mënyrë që të parandalohen aksidentet”, u shpreh togeri në njësitin për kontroll në autostrada, Argjend Gashi.