Prokuroria e Kurbinit kërkon 107 vjet burgim për 4 persona të akuzuar për vrasje dhe 1 person i akuzuar per “Moskallezim krimi”

0
898

Prokuroria e Kurbinit, 107 vjet burg për 4 persona për “vrasje në rrethana cilësuese”

Prokuroria e Kurbinit kërkon 107 vjet burgim në total për 4 persona, të akuzuar për vrasje në rrethana cilësuese dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake.
Të pandehurit Elton Mamli dhe Tom Mamli, vëllezër me njëri-tjetrin, në dt. 23.09.2015, kanë zhvilluar një konflikt të ashpër të armatosur me kushërinjtë Gazmir dhe Taulant Tafa, në qendër të Mamurrasit, pranë stacionit të Trenit.
Nga konflikti i armatosur ka mbetur i vdekur Naim Tafa, i cili ishte i përfshirë në përleshje. Ndërkohë që u plagosën rastësisht shtetasit Idriz Tafa dhe Altin Çoku, të cilët gjendeshin, bashkë me shumë persona të tjerë, në zonën e stacionit të trenit.
Në përfundim të gjykimit, Prokuroria e Kurbinit kërkoi dënimet si më poshtë:

1. Tom Mamli të dënohet me 33 vjet burgim
2. Elton Mamli të dënohet me 26 vjet burgim
3. Gazmir Tafa të dënohet me 24 vjet burgim
4. Taulant Tafa të dënohet me 24 vjet burgim

Gjithashtu, Prokuroria e Kurbinit kërkoi dënimin me 2 vjet burgim për shtetasin Dorian Mamli, i akuzuar për “Moskallëzim krimi”.

Nga hetimet e Prokurorisë së Kurbinit, rezulton sa vijon:
Konflikti ndërmjet familjeve Tafa dhe Mamli ka filluar kohë më parë në Suedi, ku janë përplasur fizikisht për motive të dobëta kushëriri i të pandehurve Tafa, Edmond Tafa me vëllezërit Mamli. Ky konflikt ka vijuar edhe në Shqipëri. Rreth një muaj para ngjarjes, i dëmtuari në Suedi, Edmond Tafa dhe i pandehuri Gazmir Tafa kanë rrahur në Mamurras Elton Mamlin. Pas kësaj ngjarjeje, vëllezërit Mamli kanë debatuar edhe me kushëririn e tyre, Dorjan Mamli, për faktin se ky i fundit shoqërohej me Tafajt, të cilët ishin “kundërshtarët e tyre”. Por, pavarësisht presionit, Dorjan Mamli nuk ka pranuar të shkëpusë marrëdhëniet me Tafat dhe për këtë arsye, ditën e ngjarjes, më 23 Shtator 2015, vëllezërit Elton dhe Tom Mamli kanë rrahur kushëririn e tyre, Dorjan Mamlin. Pas këtij episodi, vëllezërit Mamli janë larguar me mjetin e tyre Range Rover. Ndërsa Dorjan Mamli është takuar me kushërinjtë Tafa, të cilëve u ka treguar për ngjarjen. Këta të fundit (Tafat) kanë dalë me mjetin e tyre, tip “Benz”, në kërkim të vëllezërve Mamli.
Të dy palët janë përballur me njëri-tjetrin pranë stacionit të Trenit dhe fillimisht kanë përplasur mjetet e tyre në mënyrë të drejtëpërdrejtë. Pas përplasjes, të dy palët, të armatosur, kanë dalë nga mjetet dhe kanë qëlluar kundër njëri-tjetrit. Konflikti i armatosur ka ndodhur në një moment, kur ambjenti përreth ka qenë i populluar me shumë njerëz. Nga goditjet me armë, ka mbetur i vdekur në vend shtetasi Naim Tafa, i cili gjendej nën shoqërinë e kushërinjve Tafa. Nga ekspertiza, rezulton se ai është vrarë nga arma e përdorur nga Tom Mamli. Po ashtu, nga goditjet me armë, kanë mbetur të plagosur edhe shtetasit Idriz Tafa dhe Altin Çoku, të cilët gjendeshin rastësisht në vendin e ngjarjes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here