Rama prezanton pr/buxhetin 2018: Çfarë synojmë të bëjmë më mirë

0
785

Ditën e sotme në parlamentin e Shqipërisë do të diskutohet projekt-buxheti i vitit 2018. Kryeministri Edi Rama përmendi disa nga arritjet ekomonike të qeverisë së tij në vitin 2017, para se të prezantonte disa nga pikat e buxhetit për vitin e ardhshëm.

Kreu i qeverisë u shpreh i binxur se ky projekt-buxhet do të vendosë një bazë të re për të bërë shumë më tepër në lidhje me ekonominë.

Rama tha se “projekt-buxheti 2018 do të financojë uljen e nivelit të borxhit publik si dhe do të nxisë formalizimin e gjithanshëm të ekonomisë.”

“Jam i bindur që me projekt  buxhetin 2018, ne vendosim bazë të re për të bërë shumë më tepër. E tregon këtë shifra e rritjes së të ardhurave në buxhetin e vitit 2018, e cila kap nivelin 28.1% të prodhimit të përgjithshëm kombëtar. Buxheti do financojë ulje të nivelit të borxhit publik. Borxhi publik do reduktohet në 2.5% dhe nga ana tjetër, paketa fiskale e vitit të ardhshëm do nxisë formalizimin e gjithanshëm të ekonomisë në një kosto të papërfillshme për biznesin e vogël. Mënyra e taksimit të ndërtesës, pasi kalohet nga taksa e sheshtë, do kalohet në taksimin në bazë të vlerës së pronës. Do zërohet taksa e banesës për pensionistët dhe familjet me ndihmë ekonomike. Politika jonë e taksimit nuk rëndon më të dobëtit, synon lehtësimin sistematik të atyre që kanë më pak të ardhura,” tha Rama.

Në fillim të fjalës së tij, kryeministri tregoi me shifra disa nga arritjet e projektbuxhetit të vitit 2017.

“Në tremujorin e dytë të këtij viti prekëm kufirin e 4%-it. Sipas të dhënave, kemi gjallërim të ndjeshëm të kërkesës së brendshme private dhe këtu vlen të nënvizohet rritja e konsumit në gjysmën e parë të vitit që po mbyllim. Po ashtu, i ndjeshëm është edhe përmirësimi i bilancit të shkëmbimeve tregtare, eksporti është rritur me 13%, dhe importet me 6.3%. Së treti rritja e shpenzimeve publike, investimet u rritën me 13% në gjysmën e parë të këtij viti. Edhe investimet e huaja janë rritur pozitivisht me 18% krahasuar me një vit më parë. Rezultatet e anketës së forcave të punës, vihet re rritje e punësimit me 13.5% në gjysmën e parë të viti, shkalla e papunësisë vijon rënien. Po verifikohet nga shifrat e këtij viti, buxheti është ndërtuar i tëri me përgjegjësi dhe realizëm që ka karakterizuar edhe buxhetin e këtij viti. Mjafton të shohim të ardhurat nga tatimet e doganat me rritje 7%. Rritja reale ekonomike në tëërësinë e saj, pritet 3.9%, e kalon parashikimin fillestar. Shqipëria sot ka rritjen ekonomike më të lartë në rajon, këtë e thotë edhe Bashkimi Europian. Për ne këto shifra nuk mund të thonë se njerëzit të duartrokasin qeverinë, ne nuk jemi aspak të lumtur se duam shumë më tepër, “ tha Rama.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here