Vllaznia B, për pikë në Shijak

0
1529

Erkoçeviç: Jemi rritur shumë në lojë, tani vetem përpara

Për javen e tete të kampionatit kombëtar të kategorisë së parë, Vllaznia B është mysafire në Shijak ku do të luajë përballë Erzenit vendas. Kuqeblutë e B-së që drejtohen nga trajneri Kraja vijnë në këtë ndeshje pas një fitore shumë të rëndësishme siç ishte ajo me pretendenten Besa, ndërkohë që në Shijak kërkojnë pikë të tjera për t’u rritur në klasifikim.

Për mesfushorin Erkoçeviç krahas fitores së javes së kaluar me Besen një rol të madh në atmosferen e skuadrës ka luajtur edhe fitorja në miqësoren me Vllazninë A të shtunën e kaluar.

Falë një shkëputje për arsye objektive në periudhen e veres, Erkoçeviç pati një luhatje në formen sportive, por tashmë me përkushtimin në procesin stervitor ai është në parametra optimal për t’i shërbyer skuadres, e cila për momentin pas javes së shtatë figuron në vendin e parafundit me 5 pikë duke kënë pas vetem Burrelin me 3 pikë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here