Akuzohet për vrasjen e Gazmend Çollakut, Krimet e Rënda kërkojnë burg përjetë për Denis Shtrazën

0
723

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar burgim të përjetshëm për Denis Shtrazën, i cili akuzohet për vrasjen e Gazmend Çollakut.

Ky i fundit u rrëmbye dhe u vra me armë zjarri në 6 janar 2016. Gjykata i la dy javë kohë avokatëve të Denis Shtrazës për të përgatitur mbrojtjen. Në seancën e 30 nëntorit pritet që të jepet edhe vendimi.

Denis Shtraza është njëri nga personat e dyshuar për rrëmbimin e Çollakut, ndërkohë që për ish-oficerin e akuzuar bashkë me të, Ervin Dalipaj, gjykimi u pushua pas vrasjes së tij.

Por Denis Shtraza pretendon se nuk ka lidhje me akuzën pasi, sipas tij, ai ishte shok me Çollakun, të cilin e njihte që kur të dy ata mbaheshin në burg për vepra të tjera.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here