Ambasada Amerikane tregon si te aplikoni per studimet ne SHBA

0
1086

Ambasada Amerikane në Tiranë ka një njoftim të rëndësishëm për të gjithë ata që janë të interesuar për të ndjekur studimet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

 

 

Në një postim në faqen e saj të ‘Facebook’ ambasada tregon të gjitha programet e studimit që ofrohen nga universitetet në SHBA. Byroja e Çështjeve të Edukimit dhe Kulturës (ECA) ofron shumëllojshmëri programesh, duke përfshirë programe me fokus rininë me qëllim fuqizimin e brezit të ri dhe vendosjen e lidhjeve afatgjata ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe vendeve të tjera. ECA ofron programe për nxënës së shkollave të mesme, studentë universitarë dhe pasuniversitarë, si edhe mundësi për zhvillim profesional.

“🇦🇱 | Sot është #DitaNdërkombëtareEStudentëve! Shumë shqiptarë kanë studiuar dhe vazhdojnë të studiojnë në Shtetet e Bashkuara. Në fakt, vitin e kaluar kishte 10% rritje të studentëve shqiptarë në universitetet amerikane. Jeni edhe ju të interesuar të studioni në Shtetet e Bashkuara? Vizitoni Qendra Informative e Arsimit Amerikan ne Shqiperi (EDUSA-UMB): http://www.educationusa.al/ për informacion pa pagesë për arsimin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here