Bashkia Shkoder genjeu paturpesisht! Drejtuesit e shkollave e pergenjeshtrojne…

0
1038

Reagojne drejtueset e shkollave: Kamerat i vendosem me kontribut te prinderve

Kjo deklaratë e bashkisë Shkoder permes drejtueses ekonomike ne zyren arsimore Aulida Anamali, ka nxitur reagimë të forta tek shkollat e sipër-cituara. Bashkia Shkoder publikisht me zë dhe figurë genjeu të gjithë qytetarët duke theksuar se kishte vendosur kamerat në këto institucione, kur në fakt e verteta qëndron krejt ndryshe dhe pushteti vendor nuk ka as kontributin më minimal. Reagimin e parë e bëri drejtoresha e shkollës 9 vjeçare “Brako Kadija” Surrila Mlloja, e cila i kërkoi bashkisë të përgenjeshtrojë deklaratën e dhënë.

Në të njëjtën linjë ishte edhe drejtoresha e gjimnazit “Jordan Misja” Ardiana Ndreu e cila tha se kamerat janë vendosur falë projektit të ministrisë së arsimit rreth 1 vit e gjysëm më parë.

Përballë një të vertete të patjetërsueshme, drejtoresha e gjimnazit “28 Nëntori” Albana Bushati shkoi më tej kur bëri publike edhe shkresat e marrjes në dorëzim të kamerave nga ministria, pas atyre të vendosura 2 vjet më parë me kontribut të prinderve.

Por çfarë e shtyu bashkinë Shkoder të genjeje publikisht në formën më të turpshme me zë dhe figurë dhe cila ishte strategjia e Voltana Ademit. Këtë në fakt me mirë se askush e di vetë ajo, por të gënjesh, e të përvetësosh dicka që nuk është e jotja me vetedije, është më shumë se një gabim i momentit, pasi ajo nxori përballë komunitetit të prinderve shume keq drejtuesit e këtyre shkollave, që për të rritur sigurinë në mjediset që drejtojnë, kërkuan ndihmën e tyre për vendosjen e kamerave. Larg qoftë nese Voltana Ademit dhe bashkisë së saj i nevojitet të genjejnë për dicka më të madhe, sepse praktika me kamerat e shkollave e tregoi se mund ta bëjnë pa problemin më të vogël.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here