Gazetarja Silvi Kastrati për here të parë nënë e dy binjakëve…

0
4766

 

Moderatorja dhe gazetarja e televizionit Tv1 Channel, Silvi Kastrati është bërë nënë për herë të parë. Ajo solli në jetë paradreken e se premtes, dy binjakë një djalë dhe një vajzë, të cilët gëzojnë shendet të plotë. Igor dhe Ilari janë pritja e embël e çiftit Kastrati – Rrjolli. Kujtojmë se gjatë shtatzanisë, Kastrati nuk është shkëputur nga ekrani deri në muajin e fundit, duke vijuar të qëndrojë në krye të detyres me profesionalizëm, pranë teleshikuesve. Ndërkohë ardhja në jetë e dy fëmijeve, e shkëput për pak kohë nga ekrani i vogël Kastratin, për tu rikthyer më pas sërish në edicionet informative dhe programet e pasura të tv1 channel, pjesë e të cilit është prej 10 vitesh. Një surprizë e veçantë pak orë pas kësaj ardhje të bukur në jetë të dy vogelusheve, i bënë koleges Kastrati një pjesë e stafit, të cilët i dërguan urimet nënës së re. Gjithashtu stafi i kompanisë “Media Nord sh.a” dhe të gjithë koleget e bashkëpunëtorët e saj i urojnë jetë të gjatë të vegjelve dhe çiftit Kastrati – Rrjolli, në këtë rrugëtim të ri të jetës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here