Kush janë dy shqiptarët të kapur në Greqi me precedentë penal në Shqipëri

0
1301

Policia greke ka bërë publike identitetet e dy shqiptarëve të kapur më 20 tetor si pjese e një bande grabitësish.

 

 

Policia greke thotë ndër të tjera se dy personat janë të rrezikshëm dhe kërkohet identifikim nga qytetarët nëse kanë marrë pjesë në ngjarje të tjera. Bëhet fjalë për 26-vjeçarin Leonard Pepa, nga Elbasani si dhe 28-vjeçarin Geraldo Demiri, nga Tirana.

Po kështu bëhet e ditur se janë me precedentë për vjedhje dhe në Shqipëri. I pari i dënuar më parë në Elbasan e i dyti në Sarandë për vjedhje. Në vitin 2008 Geraldo Demiri u kap në Greqi si emigrant i paligjshëm dhe u depërtua në Shqipëri.

Ata akuzohen për 13 vjedhje dhe 3 grabitje. Po kështu mësohet se gjatë vjedhjeve përdornin dhunë ndaj të moshuarve. Në vitin 2012 Leonard Pepa është kapur me një sasi të madhe droge në Igumenicë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here