Basha kërkon qeveri antimafia

0
913

Per kryetarin e Partisë Demokratike, rreziku kryesor me te cilin përballet Shqipëria sot, është lidhja e krimit me politiken.

Gjate nje takimi me përfaqësues të Institutit Demokrat Amerikan, Basha vuri theksin tek situata e vështire qe është krijuar pas publikimit të fakteve për lidhjet e qeverisë me trafikun ndërkombëtar të drogës, duke theksuar se zgjidhja qëndron tek krijimi i një qeverie antimafia.

Basha ka vene ne dukje rendësine qe kane per organizimin e zgjedhjeve te lira aplikimi i teknologjisë dhe kontrolli i financimit te partive politike.

Ne lidhje me financimin e zgjedhjeve, lideri i opozitës Basha shprehu shqetësimin e përdorimit të parave të pista në fushatë, duke përmendur përgjimet e antimafias italiane ku thuhej se Saimir Tahiri shpenzoi 20 milionë euro, të ardhura nga trafiku i drogës, për fushatë.

Delegacioni i Institutit Demokratik Amerikan ndodhet ne Tirane, pikërisht per t’u ofruar partive politike asistence për transparencën, menaxhimin dhe mbikëqyrjen financiare.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here