Burg për zjarrëvënie me qëllim përfitimi, por 4 shqiptarëve u buzëqesh fati, ja çfarë do të marrin

0
1065

Plani i disa shqiptarëve për të përffituar para nga sigurimet në Gjermani pas zjarrit në banesën e tyre, ka rezultuar i suksesshëm, madje për veç kësaj ata do të marrin edhe dëmshpërblim për qëndrimin në paraburgim.

Gazeta gjermanse “Oltner TagBlatt” shkruan se prokuroria kërkoi 25 vjet dhe 6 muaj burg për të katër shqiptaret e akuzuar se i vunë zjarrin banesës së tyre me qëllim përfitimi.

Akuza ndaj tyre ka qenë e mbështetur mbi dëshminë e një dëshmitari anonim dhe, në një rast të tillë nuk mund të ngrihet një akuzë, nderkohe qe edhe arrestimi i të shqiptarëve rezultonte i padrejtë.

Të akuzuarit janë shpallur të lirë dhe do të marrin dëmshpërblim prej 40 mijë frangash për qëndrimin në paraburgim.

Në procesin që ka përfunduar dje, synohej të zbulohej se kush ka qenë porositësi i zjarrvënies dhe kush e ka vënë zjarrin. Veç kësaj dy nga burrat dhe gruaja dyshoheshin edhe për vepra të tjera si mashtrim, tentim mashtrimi, shkelje të rregullave në komunikacion dhe shkelje të ligjit mbi të huajt.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here