Bushati takim me ambasadorët shqiptarë: Diplomacia ekonomike në funksion të mirëqënies së qytetarëve

0
772

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati çeli sot në Tirana Business Park punimet për Takimin tre-ditor me Ambasadorët e Republikës së Shqipërisë në botë “Ridimensionimi i Diplomacisë Ekonomike Shqiptare: Sfida dhe Mundësi”.

Në fjalën e tij, Ministri Bushati vuri në pah nevojën e diplomacisë ekonomike në funksion të mirëqënies dhe sigurisë qytetarëve. Për këtë arsye, vijoi ai, “shembulli më i mirë është Bashkimi Europian ku mirëqënia e bashkëpunimi mes vendeve në funksion të zhvillimit ekonomik ka siguruar jetëgjatësinë më të madhe të paqes e sigurisë në historinë e kontinentit tonë”.

Për Ministrin Bushati shërbimi diplomatik duhet të kapërcejë veten dhe atë çfarë di të bëjë më mirë, si notat verbale, telegramet dhe komunikimin diplomatik e konsullor mes të ngjashmëve, e të përftojmë aftësi të cilat i përgjigjen nevojave e realitetit, ku jetojmë, të ndërlidhur e të varur prej zhvillimeve jashtë nesh.

Kreu i diplomacisë shqiptare vlerësoi se na duhet të integrojmë organikisht në punën tonë të përditshme një vizion të ri për misionin që na është ngarkuar.

Paneli i parë iu dedikua sipërmarrjes shqiptare jashtë vendit, globalizimit dhe modaliteteve të zgjerimit dhe diskutimi u zhvillua mes ambasadorëve dhe Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë, Shoqatës së Turizmit Shqiptar (ATA) dhe Dhomës së Fasonëve, të cilët sollën në vëmendje rëndësinë e sipërmarrjes shqiptare dhe mbështetjen e saj për të qenë kompetetivë jashtë vendit.

Ky takim do të vijojë përgjatë tre ditëve me pjesëmarrjen edhe të Presidentit të Republikës dhe Kryeministrit.

Përgjatë tre ditëve rresht, në gjashtë panele do të ballafaqohen ide, koncepte, praktika dhe eksperienca, me qëllim evidentimin, përcaktimin, orientimin dhe ndërtimin së bashku të rrugës dhe drejtimeve që do të ndjekim për sa i takon ridimensionimit dhe fuqizimit të rolit të diplomacisë sonë ekonomike.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here