LSI, Spahiu sulmon Braçen: Je mes socialistëve e rilindasve

0
791

 

Deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu akuzon kreun e Komisionit të Ekonomisë, Erjon Braçe se ka keqpërdorur detyrën e tij në Kuvend dhe se është kundër statusit të minatorëve.

Me një status në rrjetin social në Facebook, Spahiu akuzon Braçen se ka favorizuar bashkitë e drejtuara nga PS.

Statusi i plotë i Përparim Spahiut 
Ti Braçe, kryetar i komisionit të ekonomisë je bërë për të ardh keq. Ke ngec në mes socialistësh apo rilindasve…
Ke pesë vite që drejton komisionin më të rëndësishëm që vetëm ekonomi s’ka bërë në këtë vënd.
Katër vite u more me akciza pijesh energjike apo birrës vëndase….(bëre diçka në fakt, i kalove më shumë para bashkive të mëdha që drejtojnë Rilindas me taksën e makinave)
Ke harruar Minatorët, ke harruar varfërinë, madje e ke thelluar atë dhe e di pse, sepse të është mbyllur goja me fonde e tendera për zonën që je zgjedhur!
Nuk i kalon më shumë rent nga kromi bashkive më të varfëra, nuk fole kurrë për rrugën e Arbrit dhe e di cpo bën tani….
JE KUNDËR STATUSIT TË MINATORIT

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here