Pas asfiksimit te 60 nxenesve, grupet e punes nisin inspektimin e institucioneve arsimore

0
994

Pas asfiksimit të 60 nxënësve në gjimnazin e Shupenzës në Bulqizë, në të gjithë vendin ka nisur kontrolli i  sistemit të ngrohjes në shkolla.

Ministrja e Arsimit, Nikolla ka firmosur një urdhër ku kërkohet monitorimi i plotë dhe evidentimi i problemeve të mundshme. Nga të dhënat e prefekturës së Korcës, nga inspektimi i institucionave arsimore në këtë qytet nuk janë evidentuar probleme, ndërsa vazhdon kontrolli në të 11 qarqet e tjera.

Korca ka 24 shkolla me ngrohje qëndrore, ndërsa pjesa tjetër me lëndë drusorë, të cilat sipas kreut të drejtorisë Arsimore të Korcës, kontrollohen në mënyrë periodike.

Kristaq Grabocka: Jo vetëm me urdhrin e ministres Nikolla, por edhe në vazhdimësi me prefekturën sic e shikoni, me bashkinë e Korcës ne jemi duke shikuar të gjitha shkollat e Korcës ku kemi ngrohje të përqendruar. Në një nga këto ambiente i kemi këtu. Mund t’ju bëjmë me dije se gjithnjë para sezonit të dimrit, ne gjithmonë i testojmë kaldajat. Testimi do të thotë funksionimi i tyre dhe mbi të gjitha eleminimi i tubave që janë të dëmshme për shëndetin e fëmijëve.

Inspektimet pritet të shtrihen edhe gjatë ditës së dielë për të shmangur incidente të ngjashme me atë të Bulqizës edhe në shkolla të tjera të vendit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here