Trupi i pajete ne Leçe mund ti perkase avokatit te zhdukur Muço,kerkohet analiza e ADN-se

0
1158

Një trup i pajetë i gjetur më 6 nëntor pranë një shkëmbi në Castros, në bregdetin e Leçes në Itali dyshohet se i përket avokatit shqiptar Besnik Muço i zhdukur që më 2 nëntor teksa udhëtonte me traget nga Shqipëria drejt Italisë.

 

 

Këto dyshime janë artikuluar dje nga autoritetet italiane, të cilat thonë se trupi i pajetë i gjetur 12 ditë më parë mund t’i përkasë avokatit shqiptar me nënshtetësi italiane. Prokuroria e Maceratas ka kërkuar analizën e ADN-së për kufomën.

Për 15 vjet avokati kishte jetuar në Macerata, aty ku ndodhen sot gruaja dhe dy fëmijët. Pikërisht gruaja e tij kishte denoncuar zhdukjen e të shoqit tek karabinierët e Maceratas. Në Shqipëri ndërkohë është hapur një hetim për rrëmbim personi.

Ajo që dihet deri tani është se më 2 nëntor avokati ka hipur në tragetin e linjës Adria Ferries që nisej nga Durrësi për të shkuar në Bari. Ai ka hipur në traget por pas orës 23:00 celulari i tij ishte i fikur. Që nga ai moment askush nuk ka arritur të kontaktojë me të. Nga ajo që është zbuluar më pas, gruaja e tij Raimonda që jeton në Macerata nuk e dinte që burri i saj do të kthehej atë ditë dhe as e imagjinonte se kishte marrë tragetin pasi zakonisht udhëtonte me aeroplan.

Cfarë shkruanin mediat italiane më 7 nëntor për kufomën e gjetur
Kufoma e gjetur pranë shkëmbit të Castros, e sjellë nga kushedi se ku nga rrymat e detit. Për shkak të forcës së dallgëve, nga dje pasdite dhe deri sot vonë në mëngjes, ishte e pamundur të nxirrej trupi i pajetë. Për më tepër për shkak të përplasjes së fortë nga dallgët në shkëmbinj, kufoma është dëmtuar.

A ka lidhje mes drogës së gjetur dhe trupit të pajetë? Autoritetet kanë përjashtuar mundësinë që kufoma të jetë e një banori të Salentos. Nuk ka denoncime për zhdukje, por gjithsesi kufoma ka qëndruar gjatë në det.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here