Friday, April 19, 2024
HomeUncategorizedU asfiksuan në shkollën e Shupenzës, ja cila është gjëndja aktuale e...

U asfiksuan në shkollën e Shupenzës, ja cila është gjëndja aktuale e nxënësve

-

Pasi plot 60 nxënës u asfiksuan ditën e djeshme në shkollën e mesme në Shupenzë të Bulqizës për shkak të rrjedhjes së gazit, ka të tjera për gjendjen e tyre shëndetsore.

Sipas raportimit të fundit, çdo gjë është nën kontroll dhe nxënësit e asfiksuar janë përmirësuar.

Aktualisht në spitalin e Peshkopisë ndodhen vetëm 8 nxënës, ku 5 prej tyre pritet të dalin. Gjithashtu priten të lënë mësuesja dhe një nxënës spitalin e Tiranës.

Asfiksimi i nxënësve në shkollën e Shupenzës erdhi si pasojë e problemve me kaldajën.

Ngjarja ndodhi dje

Rreth orës 10.40, specialistët e postës së policisë Shupenzë, kanë marrë informacion se disa nxënës shkolle kanë shkuar për të marrë ndihmë mjekësore në qendrën spitalore në Shupenzë.

Menjëherë kanë shkuar në ambjentet e qendrës spitalore ku nga veprimet paraprake të kryera ka rezultuar se: Në një shkollë të mesme në qendër Shupenzë, janë ndezuar kaldajat me lëndë drusore për ngrohjen e ambjentit, dhe në momentin e ndezjes oxhaku i shkollës ka qenë i bllokuar dhe për pasojë tymi është shpërndarë në ambjentet e brendshme të shkollës duke shkaktuar ndotje të ambjentit.

Për pasojë janë asfiksuar dhe ndjerë keq nga ana shëndetësore disa nga nxënësit e kësaj shkolle, ku 16 prej tyre të moshave 16-18 vjeç, po transportohen për ndihmë më të specializuar drejt spitalit të Bulqizës, jashtë rrezikut për jetën.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts