Berisha: Kuvendi të mblidhet me urgjencë, t’i heqë mandatin Saimir Tahirit

0
903

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas publikimit të vendimit të Kuvendit, sipas të cilit ish-ministri i Brendshem, Saimir Tahiri nuk duhet të dilte jashtë shtetit, ndërkohë që është nën hetim për trafik droge.

Përmes një statusi në rrjetin social “Facebook”, Berisha shkruan se Kuvendi duhet të mblidhet me urgjencë dhe t’i heqë mandatin Tahirit. Nëse Parlamenti nuk mblidhet për këtë çështje, atëherë sipas Berishës, duhet të vendosë për shkrirjen e tij.

POSTIMI I PLOTE
Heqja e mandatit te Tahirit eshte emergjence kushtetuese!
Te dashur miq, Saimir Trafiku ka shkelur vendimin e Kuvendit, i cili nder te tjera nuk e lejonte ate te largohej nga Shqiperia. Me kete akt te rend antikushtetues ai ka humbur te drejten e mbajtjes se mandatit te antarit te parlamentit. Kete vendim te votuar nga Kuvendi, nuk mund ta anulloj asnje institucion tjeter perveç Kuvendit. Shkelja e vendimeve te Kuvendit perben shkelje madhore kushtetuese, por per Noriegen dhe Saimir Trafikun jo, pasi Kushtetuta, vendimet e parlamentit jane leter pa vlere.
I bej thirrje parlamentit te mblidhet me urgjence per heqjen e menjehershme te mandatit te deputetit Saimir Trafiku, ose te vendose veteshkrijen e tij! sb

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here