Denoncimi,ngjarja ne Bulqize/Mesuesi i helmuar ne gjendje te rende, kaldaja u vendos nga kryetari i PS

0
866

Ish-kryeministri Sali Berisha, edhe në këtë ditë pushimi nuk ndalet me denoncimet e tij.

 

 

Ish-lideri i demokratëve ka publikuar në faqen e tij të ‘Facebook’-ut dy mesazhe të qytetarëve dixhitalë lidhur me ngjarjen e rëndë që ndodhi ditën e premte në Shupenzë të Bulqizës, ku u helmuan 60 nxënës nga tymi që dilte nga kaldaja e shkollës.

Sipas denoncuesit, mësuesi i shkollës, i cili ndërhyri për t’ju dhënën ndihmë nxënësve të tij, ndodhet në gjendje të rëndë për jetën. Ndërkohë, qytetari tjetër i raporton Berishës se kalajda u vendos nga kryetari i Bashkisë, Lefter Alla.

MESAZHI I BERISHËS
Qytetaret dixhital informojne:
Mesuesi i helmuar ne Shupenze eshte ne gjendje te rende dhe se Kaldajen ne shkolle e vendosi kryetari i Partise kanabiste! sb
“Mgjesi Pro Dr Sali Berisha. Para dy ditesh u helmuan 60 nxenes ne shkollen e shupences per mos funksionimi i kaldajave nuk ka qene gaz po ka qene tym sepse kur kane vendosur kaldajat nuk i kane vendosur tamam Mesuesi 43 vjec eshte ne gjendje kritike per jeten. Pa verefikuar mire asnje nxenes mos shkoje ne shkolle. Me rrespekt…”
“Pershendetje zoti Berisha!
Dua tju bej me dijeni se kaldajat ne shkollen e shupenzes i ka vendosur kryetari i ps Lefter Alla.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here