Pas videos që publikoi kryeministri Edi Rama lidhur me takimin që mbajti sot me diplomatët shqiptarë, lumë komentesh nisën në faqen e tij të ‘Facebook’-ut.
Kështu, pasi Rama u la porosi ambasadorëve që të tërhiqnin në vend investitorë të huaj, vjen edhe thirrja e dëshpëruar e një qytetari nga Berati.
Ky i fundit i shkruan Ramës se ai bashkë me gruan, ndonëse janë me shkollë të lartë, figurojnë të pa punë dhe pa asnjë përkrahje. Ndërkohë, kreu i qeverisë ia ka kthyer ‘flakë për flakë’ qytetarit, ndërsa shkruan se ekonomia po rritet.
KOMENTUESI: Po çfarë sfide thua more kryeministër ku unë me dy fëmijë në shkollë të lartë dhe jam burrë e grua pa punë as përkrahje as tokë as biznes dhe ti me thua po bëjmë rritje po jo more zoteri jo.
RAMA: Po mor Cimi po, po, do ti s’do ti ekonomia po rritet dhe do te rritet ende me shume, me pune e jo me llafe!