Lezhe-Zjarr ne katin e dyte te nje pallati, nuk ka viktima

0
927

Informacion paraprak

Me datë 19.11.2017, rreth orës 16:38 është marrë njoftim se në një pallat ka rënë zjarr.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore që kanë konstatuar se në lagjen “Skënderbeg” në qytetin e Lezhës, në katin e dytë të një pallati, në apartamentin e shtetasit B.Gj. ka rënë zjarr.

Në banesë nuk ka asnjë person. Zjarrfiksja ndodhet në vendngjarje dhe ka bërë të mundur fikjen e flakëve të zjarrit.

Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të marrjes flakë të apartamentit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here