Presidenti Meta pritet të kryejë vizitë dy ditore në Maqedoni,takim me homologun Ivanov

0
790

Presidenti i Republikës, Ilir Meta pritet të kryejë një vizitë dy ditore në Maqedoni. Mediat shqiptare në Maqedoni shkruajnë se Meta pritet të mbërrijë nesër në Shkup, ku do të takohet me homologun maqedonas Gjorgje Ivanov, i cili do ta prese me ceremoni shtetërore.

 

 

Gjithashtu është planifikuar edhe mbledhje të delegacioneve të Maqedonisë dhe Shqipërisë. Pas takimit të përbashkët të dy kryetarët do të mbajnë edhe konferencë për mediat.

Presidenti Meta thuhet se do të vizitojë edhe Manastirin për nder të 22 Nëntorit, ditës së Alfabetit Shqip nën organizimin e zv/kryeministrit të Maqedonisë, Hazbi Lika.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here